A është duartrokitja “sëmundje” ngjitëse?

657
Intensiteti dhe zgjatja e duartrokitjes janë të influencuara nga ato të pjesës tjetër të publikut. Fenomeni është frut i të ashtuquajturës “sëmundje ngjitëse sociale”, në mbështetje të së cilës, nga brendësia e një grupi, një sjellje që shfaqet në një rreth të kufizuar individësh përhapet me shpejtësi tek të tjerët. Pohimi që duartrokitja është subjekt i “sëmundjejes ngjitëse sociale” vjen nga një studio Anglo-Suedeze. Disa sociologë kanë filmuar gjashtë grupe studentësh, ndaj të cilëve bëhej kërkesa të duartrokisnin pas një leksioni. Filmimet tregojnë që, mesatarisht, një person duartroket duke i rrahur duart 15 herë, por nëse është një udhëheqës që ndihet më i madh, të tjerët priren ta ndjekin deri sa të dyfishojnë numrin e përplasjeve të duarve, duke i bërë më të forta. Për më shumë, probabiliteti që një individ fillon të duartrokasë shtohet në proporcion me numrin e anëtarëve të tjerë të grupit që e bëjnë tashmë, e nëse dikush ndalon, duartrokitja përfundon me shpejtësi. Vlerësimi për debutimin, përkundrazi, nuk influencon shumë në gjatësinë e duartrokitjes.
Sigal