5 shenjat të cilat tregojnë se po plakeni

709
Mosha thuhet se është thjesht një numër, sepse rëndësi ka si ndihesh në shpirt.
Vjen një moment që disa gjëra që keni bërë dikur, nuk i dëshironi më. Ekspertët kanë dhënë disa arsye që ndikojnë në mënyrën si ndiheni.
1. Nuk po dilni më natën
Dikur ju preferonit jetën e natës dhe ishit shumë aktivë, ndërsa tani preferoni të qëndroni më shumë në shtëpi. Kjo tregon se po ndiheni më të pjekur se dikur.
2. Alkooli nuk është më pija juaj e preferuar
Ju po konsumoni më shumë pije të tjera , përveç alkoolit. Në adoleshencën tuaj nuk e konceptonit të dalurën pa pirë alkool, ndërsa tani preferoni pije të tjera pa alkool.
3. Jeni më shumë të qartë çfarë dëshironi në jetë
Në periudhën e adoleshencës, të gjithë jeni konfuzë se çfarë doni të bëni me jetën tuaj. Në momentin që ndiheni më të qartë me veten tuaj, atëherë ju vërtet jeni më të rritur.
4. Nuk e stresoni më veten për pamjen e jashtme
Të dukesh bukur është respekt ndaj vetes. Më parë ju e vrisnit mendjen se çfarë do vishnit, apo çfarë do bënit më flokët tuaj, ndërsa tani e merrni më lehtë. 
5. Preferoni qetësinë
Më parë gjëja që shikonit kur shkonit diku, ka qenë muzika e lartë. Tashmë, sipas intv.al ajo është zëvendësuar me qetësinë. Ju preferoni një vend të qetë, ku të relaksoheni.
Sigal