29-vjeçarja Mary-Kate Olsen, martohet më bankierin francez, Olivier Sarkozy

486
Mary-Kate Olsen nga një vogëlushe e cila u bë e famshme nëpërmjet Hollivudit është shndërruar tashmë në një stiliste të suksesshme. Por bukuroshja së fundmi i ka dhënë fund edhe jetës si beqare pasi mediat konfirmojnë se është martuar me bankierin francez Olivier Sarkozy. 29-vjeccarja i ka thënë “Po” propozimit për martesë bërë nga i dashuri i saj prej tre vitesh, Olivier Sarkozy. Çifti e kurorëzoi lidhjen në një ceremoni të zhvilluar në shtëpinë e tyre në Nju Jork. Në këtë ceremony morën pjesë rreth 50 të ftuar, të afërmt dhe miq të çiftit. Ata shijuan një kokteil në kopshtin e shtëpisë, ndërsa darka u shtrua në ambientet e brendshme.

Sipas një burimi të kontaktuar nga “Page Six”, në ambientet e kopshtit të shtëpisë të zbukuruar posaçërisht për ceremoninë, të ftuarit që qëndruan gjithë natën, e kishin ekzagjeruar me pirjen e duhanit. Përpara se të zhvillohej ceremonia të gjithë të ftuarve sigurisht iu ishte kërkuar të fiknin celularët. 46-vjecari, Olivier Sarkozy dhe stilistja Olsen kanë filluar të shoqërohen së bashku që në maj të vitit 2012, ndërsa në fillim të 2014 ata shpallën zyrtarisht fejesën e tyre.
Sigal