Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Todd D. Robinson do të jetë në Tiranë në datat 18-20 mars bën me dije Departamenti i Shtetit.
Ai pritet që të zhvillojë një takime përfaqësues të organeve kundër trafikut të narkotikëve dhe të drejtësisë. Gjithashtu njoftohet edhe një takim me Edi Ramën.
Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Pas Tiranës, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.
Kohë më parë u njoftua se në Tiranë do të hapeshin zyrat e DEA-s, agjensisë federale amerikane në luftën kundër narkotikëve.
Shqipëria prej vitesh është kthyer jo thjesht në një vend tranziti për drogat e forta, por edhe prodhues kryesor I kanabisit, ndërkohë që janë zbuluar herë pas here edhe laboratorë të prodhimit të drogave të forta. Veçanërisht në mandatin e parë të Edi Ramës si kryeministër, Shqipëria arriti të prodhojë sasi të mëdha kanabisi, aq sa u quajt edhe si “Kolumbia e Europës”.



















