Zjarri shkrumbon banesën në Berat, kryefamiljarja: S’kemi ku fusim kokën

27
Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët para të mbrëmjes në lagjen Uznove të qytetit të Beratit ndërkohë, që në banesë nuk ndodhej askush për shkak se vetë kryefamiljarja në momentin që ra zjarri ndodhej në spitalin Rajonal ku po i jepte mjekim djalit te saj të sëmurë.

Ishin komshinjtë e saj që pasi evidentuan që banesa kishte marr flakë lajmeruan fillimisht zjarrfikësen dhe pronaren e banesës së përfshirë nga flakët.

Sipas Kristina Kolës në banesën e përfshirë nga flakën ka pasur dëme të mëdha materiale Ndërsa apelon që të merren masa për të dëmshpërblyer dëmin e shkaktuar nga flakët.

“Kam qenë në spital në ato momente kur më ka lajmëruar komshia me ka thënë çfarë ke lënë ndezur, kam lënë kondicionerin ndezur dhe kam qenë në spital me djalin në momentin që më ka marr komshia dhe me ka thënë që po bie flakë në atë kohë kam ardhur në shtëpi dhe ishte shkrumbuar gjithçka.“

“Shumë dëme dhe shumë dëme të mëdha përfshirë shtëpinë që nuk bëhet më. Unë dua që të me vlerësohet demi që më është bërë se nuk është një dëm i pakët është goxha dëm. Sepse atë kam skam ku fus kokën tjetër atë shtëpi kam”-tha ajo.

Pas shuarjes së flakëve në banesë mbërritën dhe ekspertët e policisë ku po bëjnë dhe kqyerjen e banesës për të kuptuar shkakun që banesa u përfshi nga flakët.