Zjarri i afrohet shtëpive në Ulëz, 4 familje luftojnë të vetme me flakët pa asnjë ndihmë

443
Një zjarr i tërbuar i është afruar banesave të fshatit Bushkash në Ulëz duke rrezikuar ata vetë, pasurinë, shtëpinë, bagëtinë, bazën ushqimore. Banorët thanë se zjarri vazhdon prej dy ditësh, por nuk është mundur të shuhet. Vetëm një helikopter ka shkuar dje, por ai nuk ishte kthyer më, me pretendimin se kishte pësuar defekt.

Banorët e zonës bëjnë apel për ndihmë në media, apel që të dërgohen helikopterë për të shuar zjarrin.
Sigal