Zjarr në Radhimë, pushuesit po largohen nga frika e flakëve

216
Sigal

Prej disa orësh një zjarr i madh ka prekur Radhimën duke djegur një zonë të gjelbëruar në kodër. Pas raportimeve, 2 automjete të repartit të zjarrfikëses janë nisur drejt vendngjarjes.

Sipas informacioneve nga mediat, ngjarja dyshohet e qëllimshme dhe ndikuar nga era, rrezikohen bizneset aty pranë.

Nga pamjet e siguruara, dallohet se zjarri nuk është shumë larg bizneseve. Disa pushues të cilët ishin të vendosur në kabina, janë larguar nga frika e zjarrit. Deri tani raportohet se janë djegur drurë frutorë dhe shtylla e tensionit të lartë.