Zjarr në periferi të Korçës, era favorizon flakët

148
Sigal

Një zjarr ka rënë sot në periferi të qytetit të Korçës, në lagjen 18.

Mësohet se një sipërfaqe e tokës ka marrë flakë. Banorët shprehen se janë tokat bujqësore ata që janë djegur.

Flakët janë favorizuar nga erërat, për t’u përhapur edhe më shumë. Zjarrfikësit janë në vendngjarje, për të penguar përhapjen e flakëve.