Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën i moshuari

518
Sigal

Një 94-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 08:05, në rrugën “Niko Avrami”. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën i moshuari me inicialet I. Z.

Nga hetimet paraprake dyshohet, se 94-vjeçari ka ndezur disa kartona në mes të banesës për tu ngrohur, të cilat kanë shkaktuar djegien e disa orendive të ndryshme duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës.

Sakaq, grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.