Zjarr në Lushnje, përfshihet nga flakët qendra tregtare

32
Sigal

Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në Lushnje.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa raportohet se flakët kanë përfshirë katin e tretë të ndërtesës, dhe si pasojë janë evakuuar klientët dhe punonjësit.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për vënien nën kontroll të flakëve.