Zjarr në katin e 8-të të një pallati tek ish-stacioni i trenit, evakuohen banorët

46
Sigal

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Tiranë, në katin e 8-të të një pallati në zonën e ish-stacionit të trenit.

Siç bën të ditur policia, po evakuohen banorët, ndërsa për momentin flitet vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën ‘Reshit Petrela’, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të  të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.