Zjarr në banesën e familjes shqiptare në Itali, rëndë nëna dhe dy fëmijët

546
Sigal

Një shqiptare dhe dy fëmijët e saj janë në gjendje të rëndë për jetën, pasi u dogjën në shumicën e trupit kur banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Firenzuola në provincën e Firences dhe sipas mediave italiane nga flakët kanë pësuar lëndime të rënda nëna 40 vjeçare dhe dy fëmijët e saj, një vajzë 11 vjeç dhe vëllai i saj 8 vjeç.

Mjekët kanë thënë se të lënduarit kanë djegie në pjesë të shumta të trupit dhe gjendja e tyre është kritike.

Ndonëse nuk ka ende një version përfundimtar, dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një lojë e fëmijëve, të cilët kanë ndezur një çakmak e më pas flakët kanë përfshirë banesën.