Zjarr masiv në Berat, shumë pranë pusit të naftës

507
Sigal

Një zjarr ka rënë në fshatin Mbreshtan të Njësisë Administrative Sinje, në Berat. Kanë qenë punonjesit e firmes së naftës që kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëses së Bashkis Berat, po ata kanë qenë të parët që kanë filluar fikjen e zjarit i cili me mjete rrethanore.

Zjarri ka rënë rreth 700 metra larg kullës së pusit të naftës ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dhe banorë të zonës të cilët kishin dhe tokat e tyre kryesisht ullishte.

Nga të dhënat  paraprake zjarri ka përfshirë rreth 3 hektar shkurre dhe afërsisht 2 dylym ullishte, ku pavarësisht terrenit të vështirë, punonjësit e zjarrfikses po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit.

Gjithashtu në  ndihmë të zjarrëfikëses kanë shkuar dhe punonjës të ndërmarrjes së gjelbërimit të bashkisë Berat. Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit .