Zjarr i madh në Krujë, rrezikohen disa banesa

409
Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme lagjen Meçe të qytetit të Krujës. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore, pranë së cilës ndodhen edhe banesa të banuara, që rrezikohen nga flakët.

Era dhe terreni i vështirë kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
Ende nuk dihet nëse nisja e zjarrit ka ardhur prej temperaturave të larta apo ka qenë e qëllimshme.
Sigal