Zhduket me 73 milionë lekë, shpallet në kërkim punonjësi i Postës

440
Sigal

Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Dibër, pas veprimeve me iniciativë të kryera gjatë ditës së djeshme mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas kallzimit të bërë në orët e mbasdites se dates 26.o5 2016 nga Kryetarja e Degës Posta sh.a Diber shtetsja S. Ç, kanë nisur procedimin penal duke shpallur në kërkim dhe po punohet së bashku me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Skerdinand Hoxha, 28 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër dhe banues në Maqellarë , Rrethi Dibër.

Shtetasi i mësipërm duke shfrytëzuar detyrën si “Kryetar e punonjës Shërbimi i Zyrës Postare Maqellarë, Dega e Postës sh.a Dibër, ka tërhequr nga arka e Degës së Postës sh.a Dibër për kryerjen e shërbimeve një sasi prej 7.356.092 lekë të reja dhe është larguar duke marrë me vete dhe shumën në fjalë. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet. Po punohet për kapjen dhe ndalimin e tij. Materialet proceduriale i kalian Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën ”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Skerdinand Hoxha.