Zënkë mes të rinjsh në Sarandë, i riu goditet 4 herë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e së dielës në qytetin e Sarandës.

Dyshohet se pas një grindje banale mes të rinjsh ka ngelur i plagosur me thikë një 20 vjecar, banor i Sarandës.

Sigal

20 vjecari me inicialet R. A., është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” i goditur me thikë.

Mësohet se i riu ka katër goditje në pjesën e pasme dhe në duar.

Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun dhe autorin e kësaj ngjarjeje.

Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.