Zbulohet një plantacion gjigant kanabisi në Greqi, arrestohen dy shqiptarë! Mediat fqinje: Do të prodhonin 20 ton drogë

118
Sigal

Një plantacion i madh kanabisi është zbuluar nga autoritetet greke në zonën e Olimpit.

Sipas mediave fqinje, në plantacion janë zbuluar 5052 fidanë, të cilat llogaritet të prodhonin të paktën 20 ton kanabis.

Kur policia mbërriti në zonën ku ishte kultivuar lënda narkotike, dy shqiptarët, 47 dhe 31 vjeç tentuan të arratiseshin, por pa sukses.

Ata u transportuan me helikopter në Drejtorinë e Policisë së Larisës ku po merren në pyetje.

Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të dy të rinjve.