Zbulohet një laborator dr*ge në Milano, arrestohen dy shqiptarë, iu gjetën …

180
Sigal

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, 30 vjeç, i cili është kapur me 1 kilogram heroinë dhe 10 kilogramë hashash, si dhe ka sekuestruar 80 kile lëndë për përzierjen e heroinës. Përveç tij, është denoncuar edhe një tjetër shqiptar.

Agjentët e seksionit të kriminalitetit të huaj në policinë e Milanos i kishin vëzhguar prej disa ditësh dy shqiptarët, me dyshimin se shisnin heroinë. Policët kontrolluan lëvizjet e tyre për pak ditë dhe zbuluan që të dy kishin krijuar një laborator ku përpunonin heroinën në një dhomë në një ndërtesë në rrugën Umbria.

Kontrolli i njërit prej shqiptarëve dhe në dhomën laborator solli zbulimin e instrumenteve për përpunimin e heroinës dhe përgatitjen e dozave, si tri makineri vakuumi për konfeksionim, peshore precizioni, lëndën përzierëse (paracetamol) e të tjera, si dhe 4500 euro.

Shqiptari tjetër, edhe ai 30 vjeç, u arrestua në rrugën Rogoredo, ku u kap në flagrancë me 10 kg hashash të fshehur në një mobile në dhomën e gjumit, si dhe një kile heroinë të fshehur në makinën e parkuar pranë banesës. Iu sekuestruan edhe 11500 euro të fshehura në komonë e dhomës së gjumit.