Zbardhet vrasja e Vasil Bibës shkaku:Borxhet dhe mashtrimet

476
Policia Vendore e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive disa mujore dokumentoi me prova ligjore dhe identifikoi autorin e dyshuar të vrasjes së shtetasit Vasil Biba. Ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur në datë 14 shkurt 2016. Shtetasi Vasil Biba u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në territorin e Komunës së Dajtit.
Autori i kësaj ngjarje dyshohet të jetë shtetasi Bledar Mneri, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997. Autori i dyshuar është gjithashtu një person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Mneri u shpall në kërkim nga Policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për këtë shtetas ka vendosur në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Nga hetimet e kordinuara të Policisë dhe Prokurorisë, dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera (borxhe) nga ana e viktimes. Policia e Tiranës është angazhuar me të gjitha forcat e saj për kapjen e këtij shtetasi dhe vënien sa më shpejt përpara përgjegjësisë ligjore.
Sigal