Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë tha Ilda Dervishi në gjykatë për gardistin

434
Marrëdhënia e gardistit me bashkëshorten nuk ka qënë mjaft e mirë, por përkundrazi, tensioni ka qënë pjesë e pashmangshme. Mbrëmjen e djeshme është zbuluar kërkesë padia e Ilda Dervishit e paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku theksohet se marrëdhënia e saj me bashkëshortin ka qenë shumë e keqe që në fillim, duke e sharë dhe dhunuar. Ajo shkruante në kërkesë-padi se bashkëshorti nuk e le të bëjë asgjë, as të dalë, as të shkojë tek nëna, ku është e paralizuar dhe Ilda Dervishi përkujdesej ndaj saj. Më tej ajo theksonte se ai e ka goditur me grushte, “më ka ngritur lart e më ka hedhur poshtë në tokë”. Kërcënimet me jetë mesa duket kanë ndodhur edhe më herët, pasi ajo ka thënë se bashkëshorti e ka kërcënuar me pistoletë se do ta vrasë.
Sigal