Zbardhen detajet për qesen me tritol vendosur në verandën e lokalit

454
Teksa kanë kaluar disa orë nga gjetja e tritolit në verandën e një lokali në Tiranë, policia ka zbardhur disa detaje. Bëhet fjalë për 400 gr tritol që ndodheshin në qesen e gjetur në verandën e restorantit te “Rruga e Kajavës” në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në 4 pako, të cilat ishin lidhur me 4.5 metër fitil. “Në vendngjarje jane gjetur 4 kallëpe tritoli në peshë 400 gram total, e montuar me fitila përcjellës”, njofton më tej policia. Tashmë është bërë çaktivizimi nga forcat xheniere dhe në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 4 kallëpet me 100 gram secila. “Ne mjediset e Drejtorise së Policisë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje pronari i restorantit, shtetasi Sh.O”, citon policia.
Sigal