Zbardhen detajet, ja çfarë ndodhi në Lezhë…

577
Zbardhen detajet mbi ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Lezhë. Burime policore bënë të ditur se në konflikt, ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna, ishin përfshirë një punonjës policie, drejtuesi i një automjeti dhe dy pasagjerë që ndodheshin në të.
Nga të dhënat e para mësohet se punonjësi i policisë ka ndaluar automjetin dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij që të vërë në dispozicion dokumentet. Duket se kjo kërkesë është kundërshtuar nga drejtuesi i mjetit dhe këtu ka lindur edhe konflikti mes tij dhe policit.
Raportohet se në konflikt janë përfshirë edhe dy pasagjerët. Në kushte të tilla punonjësi i policisë duket se ka reaguar, ndërsa patrullat e policisë kanë ndaluar drejtuesin e automjetit dhe dy pasagjerët.
Sigal