Zbardhen arsyet e vetëvarjes së të dënuarit në burgun e Peqinit

799
Një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit i ka dhënë fund jetës gjatë ditës së djeshme, duke u vetëvarur në banjën e dhomës së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri publike dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për të dënuarin Fatmir Myftari nga fshati Vlosh të Komunës Kurjan në Fier. Ai ishte dënuar me 20 vjet heqje lirie për akuzën “vrasje me dashje”. Nga dënimi i kishin mbetur edhe 6 vjet e 3 muaj. Drejtoria e Burgjeve thotë se shkak është bërë situata socio-ekonomike e viktimës e cila ishte shumë e dobët. 

Me familjarët nuk kishte kontakte duke mos kryer asnjë takim për shkak edhe të veprës penale. Sipas të njëjtave burime i dënuari ishte me probleme të shëndetit mendor, diagnostikuar me çrregullime personaliteti, ka pasur probleme të vazhdueshme përshtatje, akomodimi si edhe ngarkesa emocionale. Ai ishte akomoduar në Sektorin e Kujdesit të Veçantë i cili është planifikuar për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor. Për ta ndihmuar në qetësinë psikologjike duke qenë se qëndronte me dëshirën e tij vetëm në dhomë i ishte ofruar një punë si lulishtar. Menjëherë pas ngjarjes Myftari u dërgua menjëherë pranë spitalit të Peqinit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Sigal