Vritet me armë zjarri 23-vjeçari në Vlorë

480
Sigal

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sot Vlorën, pas vrasjes së parukieres 28-vjeçare në Lezhë.


Burimet raportojnë për një person të ekzekutuar me automatik pranë banesës së tij.

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar me inicialet Fabion Veizaj, i cili u vra në fshatin Vranisht rreth orës 12:30 të së premtes.

Marjo Ribaj, 23-vjeç është autori sipas bluve i cili është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

“Panorama” mësoi se ngjarja ka ndodhur pas sherrit qe dy te rinjte kane pasur per nje pazar makine, ku njeri e kishte blere dhe me pas ishte ankuar se nuk ishte ne rregull, por me defekt.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISE:

Rreth orës 12:34, në fshatin Vranisht në Vlorës ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Policia e Vlorës ka shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se në fshatin Vranisht, ka mbetur i vrarë me armë zjarri “Automatik” shtetasi F.V., rreth 23 vjeç, me banim në këtë fshat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend për shkak të plagëve të rënda.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin M.R., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

Akti i krimit ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë.

Po punohet për kapjen e tij.