Vritet 13-vjeçarja në Greqi, arrestohet shqiptari si bashkëpunëtor në krim, në kërkim autori

543
Sigal

Një 13-vjecare rome është vrarë me çifte gjatë ditës së djeshme në Amfissa të Greqisë, ndërsa është arrestuar një shqiptar si bashkëpunëtor në krim, por jo si autor.

Sipas policisë greke, i dyshuari rreth 34 vjeç që punonte si kasap është përfshirë në një konflikt m disa romë në kampin e tyre.

Pas kësaj autori që mendohet se është grek ka marrë çiften dhe është rikthyer bashkë me shqiptarin e arrestuar duke qëlluar në drejtim të kampit të romëve.

Nga të shtënat plumbat kanë zënë 13-vjecaren rome, e cila vdiq në spital. Pas këtij veprimi, autori bashkë me shqiptarin kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë.

Romët në shenjë revolte dogjën makinën e autorit që e braktisi në kampin e tyre dhe kanë thënë se do bëjnë vetëgjyqësi. Policia greke vijon kërkimet për kapjen e 34-vjearit.
upl5b179307a2f5a