Vret veten me kallashnikov pasi tentoi të vriste gruan

416
Një konflikt në familje ka rezultuar me një viktimë dhe një të plagosur rëndë në Manëz të Durrësit.
41 vjecari Mondi Gjoka, pas një grindjeje me bashkëshorten e ka qëlluar me automatik. Për pasojë 38 vjecarja lumturie Gjoka ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sapo ka parë bashkëshorten pa ndjenja Mondi Gjoka ka qëlluar edhe veten.
Konflikti ka ndodhur pak minuta pas mesnateës së të hënës. Kanë qenë fqinjët e ciftit Gjoka që kanë sinjalizuar policinë, ndërkohë që nuk dihen ende detaje nga ngjarja.
Çifti ka 4 femijë dhe më i madhi eshte 13 vjeç.
Ndërkohë një tjetër viktimë është shënuar në Korcë, ku një 80 vjecar që dyshohet se vuante nga probleme mendore është gjetur i djegur në banesë.
Sipas fqinjëve të të moshuarit, Aurel Spaho jetonte i vetëm në banesë.
Sigal