Vrau vëllain se donte të mbillte drogë në tokën e familjes

452
Dyshohet se Elmir Kallari, personi që u vra nga vëllai i tij një ditë më parë në Valias, donte të mbillte kanabis në tokën e përbashkët të familjes. Ai ka hasur në rezistencën e vëllait, Afrim Kallari dhe kjo ka sjellë përplasjen e ashpër fizike mes tyre. Fillimisht u tha se konflikti nisi për pronën, por gjithçka ndryshoi në momentin që efektivët e Policisë së Krujës bënë kontrollin e banesës, ku gjetën në një magazinë pranë saj 70 pako me bimë narkotike. Kontrolli u krye nga efektivët e Krujës. Nëna dhe babai i dy vëllezërve thanë se nuk dinin gjë për drogën e gjetur.
Sigal