Të tjera detaje dalin nga krimi i rëndë në familje të ndodhur mbrëmjen e së shtunës tek ‘Kodra e Priftit’ në Tiranë. Babai 74-vjeçar qëlloi me thikë të birin 37-vjeçar, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.
Shkak për këtë ngjarjen, sipas dëshmisë që i moshuari Hekuran Gjoni ka dhënë në polici, kanë qenë talljet dhe ngacmimet e të birit Asim Gjoni, ndaj tij.
Ndërkohë, momentin e ngjarjes së rëndë, të dy mësohet se kanë qenë në gjendje të dehur.



















