Vrau bashkëshorten, gjendet i vdekur 29-vjeçari në Fier

282
Sigal

Është gjetur i vdekur në Fier, Demokrat Medinaj, 29-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme masakroi me thikë gruan e tij duke i marrë jetën.

Dyshohet se i riu ka varur veten, pas krimit të rënë.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi gjetën një kufomë në fushën ku hidhen plehrat e qytetit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditen e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.