Vrau 37-vjeçarin shqiptar, italiani: Mbrojta familjen

444
“Bëra gjithçka për të mbrojtur familjen time, vajzën dhe gruan. Nuk doja ta vrisja shqiptarin, por u vetëmbrojtja”. Kështu ka rrëfyer Rodolfo Corazzo, italiani që akuzohet për vrasjen e 37-vjeçarit shqiptar, Valentin Frrokaj, gjatë një tentative për grabitje në banesën e italianit. Në një intervistë për Tgcom, Corazzo tregon momentet e tmerrit në kohën kur pa tre persona të maskuar në oborrin e banesës së tyre. Ai shtoi se qëlloi për vetëmbrojte, dhe donte që grabitësit të largoheshin prej aty. “Falë Zotit, unë kisha një armë me vete. Nëse nuk do isha i armatosur, jam i bindur se ata do të na vrisin të gjithëve”, pohon autori i dyshuar për vrasjen e shqiptarit.

Sakaq, Corazzo, në tronditje të thellë shton se gruaja e tij, gjatë kohës që ai nuk ishte në banesë i kishte dhënë gjithçka autorëve. Ai shton më tej se: Ata u përpoqën të fiksonin dhe kërcënonin vajzën time 11 vjeçe, duke e çuar në katin e sipërm dhe i thanë ‘në qoftë se babai juaj nuk na tregon se ku i ka fshehur paratë, do të presim gishtat’. Nga ana tjetër italiani shton se grabitësit nën kërcënimin e armëve i kanë mbajtur peng brenda në shtëpi mbi një orë e gjysmë. Ai thekson se në përpjekje për të shpëtuar nga 6 krismat e plumbave të tyre, Rodolfo Corazzo kishte qëlluar në ajër me 3 fishekë, ku njëri prej tyre qëlloi 37-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen.

NGJARJA
Ngjarja, ku mbeti i vrarë 37-vjeçari Valentin Frrokaj ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të Milanos. Mësohet se tre persona të maskuar dhe armatosur, kanë hyrë në vilën dykatëshe në pronësi të italianit Rodolfo Corazzo, dhe kanë tentuar të grabisin prej aty sende me vlerë dhe para.
Në kohën e tentativës për grabitje, në banesë kanë qenë gruaja dhe vajza 11-vjeçare e çiftit, ndërsa tregtari që merrej me shitje bizhuterish ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij në kohën kur u sulmua në oborr nga tre persona. Pas përpjekjeve për të shpëtuar nga ata, gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë 37-vjeçari shqiptar.
Sigal