Vrasje në Gjirokastër, të dyshuar djemtë e oficerit të policisë

430
Dy djemtë e një oficeri policie në këtë qytet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve të tjerë, ku si pasojë njëri ka humbur jetën e një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz, ku fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me njëri­-tjetrin. I riu që ka humbur jetën, dhe personi tjetër i plagosur, mësohet se janë nipat e gruas së Dasho Alikos, ish­kryetarit të komunës së Lazaratit. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.
Sigal