Vrasja tek stadiumi Dinamo, viktima u kërkoi karikuesin e celularit, banda i nguli thikën

588
Debati absurd për një karikues celulari, që 22-vjeçari Marzi Mihali që kishte blerë tek grupi i 20-vjeçarëve, ka qënë arsyeja pse humbi jetën viktima dhe katër të tjerë do të përballen me drejtësinë.

Mihali i kërkoi karikuesin e celularit që i kishte blerë Dejvi Bitrajt, por pas kësaj nisi debati ku u përfshi kushuriri i Bitrajt, autori i krimit.

Ngjarja sipas Policisë:
Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, një sherr mes një riu dhe një grupi moshatarësh të tij ka përfunduar me vdekjen e të parit, 22-vjeçarit me iniciale M.M. Policia arrestoi 24-vjeçarin Eugen Bitraj, banues në Tiranë si autor të krimit si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpunëtorë në krim: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë. 

Si ndodhi ngjarja
Viktima ishte grindur për motive të dobëta , siç njoftoi Policia, me 19-vjeçarin D.B. Në ndihmë të D.B, ka ardhur kushëriri i tij, E. B. së bashku me dy shokë, K. A. dhe M.A.

Gjatë konfliktit, E.B. ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit: Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.
Sigal