Vrasja te Shkencat/ Italiani i arrestuar dyshohet anëtar i Camorras në Napoli

427
Shtetasi italian Salvatore Letizia, njëri prej 3 të ndaluarve menjëherë pas krimit jo vetëm që dyshohet se ishte vrasës me pagesë, por dhe anëtar i Camorras në Itali. 34- vjeçari nga Napoli, me disa precedente penale në Itali për trafik armësh dhe trafik droge, rezulton që në Tiranë të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë.
Raportohet se ai ka qenë kapoja i një prej klaneve mafioze të Camorras, Piccolo-Letizia. Por, ai ndërkohë është edhe nipi i 61-vjeçarit Armando Letizia, 61 vjeç, që në vitin 2009 u arrestua me bujë në Napoli, si pjesë e një prej familjeve mafioze më të mëdha në vend dhe urdhërues i disa vrasjeve të rëndësishme, për llogari të Camorras.
Salvatore Letizia në vitin 2001, ditën e Shën Valentinit, është plagosur në këmbë pas një përplasje me një grup rival. Në këtë përplasje mbeti i vrarë edhe shoku i tij, Ferdinando Latino. Tashmë ai është arrestuar në Tiranë për vrasjen e Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt.
Sigal