Vrasja në Durrës, prokuroria kërkon arrest në burg për Kajnot

450
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrest në burg për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje për Gëzim dhe Bledar Kajnon, të dyshuarit e vrasjes së Asllan Kërtushës dy ditë më parë. Sipas prokurorisë, Kërtusha ka qënë në lokalin e Gëzim Kajnos prej mesditës së 1 marsit, ku ka konsumuar pije alkoolike. Në gjendje të renduar për shkak të alkoolit ka nisur të fyejë dhe ofendojë kamarierët e lokalit, që më pas njoftuan pronarin e tyre.
Ky i fundit është afruar në lokal, së bashku me nipin e tij, Bledar Kajno dhe kanë tentuar ta qetësojmë Kërtushën, i cili ndodhej në ambientet e brendshme të lokalit. Pasi kanë diskutuar së bashku në tavolinë, Kërtusha dhe pronari i lokalit, Gëzim Kajno, kanë dalë në ambjentet e jashtme të lokalit, ku kanë filluar të grinden fizikisht. Kjo situatë është fiksuar edhe në kamerat e sigurisë së lokalit. Nga kqyrja e pamjeve filmike duket Gëzim Kajno që, pas konfliktit fizik, ka një armë tip pistoletë në dorë, me qytën e së cilës godet në kokë dhe në fytyrë Kërtushën. Nga goditja me qytë, pistoleta ka kryer qitje, nga e cila ka mbetur i plagosur në krah nipi i Gëzimit, Bledar Kajno. Pasi konflikti shmanget për disa minuta nga objektivi i kamerës, në një moment të dytë ata shfaqen sërish, kësaj radhe pranë një taksie, ku Kërtusha po tentonte të hipte dhe duket qartë se ka qënë i plagosur.
Sigal