Vrasja e turistëve çekë, gjurmë gishtash në trupat e viktimave

500
Policia e Shkodrës, e ndihmuar dhe nga forca shtesë nga Tirana ka zgjeruar rrezen e kërkimit, duke u shtrirë në të gjithë zonën, për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit.
Paraprakisht dyshimet janë që dy të rinjtë janë vrarë nga një person i ri në moshë, jo më i madh se 27 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë pasagjer i rastësishëm në mjetin e dy turistëve çekë, të cilët kishin ndërmarrë një tur në të gjithë Ballkanin.
Nga të dhënat e policisë, pista kryesore e hetimit është ajo e grabitjes, ndonëse portofoli i viktimave dhe sendet personale me vlerë janë gjetur brenda në makinë, por blutë thonë se autori i vrasjes, një amator, është kapur nga paniku dhe ka kryer veprime të pakontrolluara pas krimit. 
Gjithashtu blutë kanë gjetur gjurmë gishtash në mjet dhe në trupin e dy viktimave, si edhe gjurmë gjaku, nga të cilat mendohet se është edhe ai i autorit. Pritet dalja e përgjigjes nga laboratori kriminalistik në Tiranë për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e dyfishtë që ka tronditur të gjithë opinionin shqiptar e më gjerë.
Sigal