Vrasja e trefshitë në Elbasan, policia shoqëron 16 persona për verifikim

433
Kanë kaluar dy ditë nga masakra në Elbasan, ku tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën, por ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.
Policia ka vijuar punën edhe gjatë natës duke shoqëruar 16 persona për verifikim.
Një grup ekspertësh po vijojnë kqyrjen e kamerave të sigurisë , të sekuestruara në një sërë lokalesh e biznesesh që mund të ndihmojnë në identifikimin e automjetit që kanë lëvizur autorët.
Njëkohësisht forcat speciale Renea e FNSH edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë vijuar kontrollet e banesave dhe shoqërimin për tu marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Në këtë kuadër, gjatë orëve të vona të natës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun e Elbasanit.
Janë shoqëruar për verifikim 19 persona.
Janë kontrolluar 13 mjete të dyshuara si automjeti që mund të kenë përdorur autorët e krimit.
Vijon puna me intensitet të lartë për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal