Gjykata e Shkodrës cakton masën arrest në burg për autorin e dyshuar të vrasjes së Ramazan Mataj në fshatin Dragoç, Arjon Hasaj dhe vëllain i tij Klismani.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 janar të këtij viti dhe ka shkaktuar trazira dhe shqetësim në komunitetin lokal.
Shkak për ngjarjen sipas dëshmisë së tyre është bërë lidhja e Matajt me motrën e tyre.
Ata kanë pohuar se i riu e kishte ndarë motrën e tyre nga dy burra si dhe i kishte shpërndarë video intime.