Vranë shqiptarin me thikë, shpallen fajtorë dy autorët. Si ndodhi krimi i rëndë brenda shtëpisë së barit në Londër

61
Sigal

Dy hajdutë janë shpallur fajtor për vrasjen e një të riu me origjinë shqiptare gjatë një tentative për të rrëmbyer rreth 100,000 paund drogë nga një fabrikë kanabisi. Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, hynë në një shtëpi në Granville Avenue, në perëndim të Londrës më 22 mars të vitit të kaluar.

Në dosjen e Prokurorisë cituar nga mediat vendase thuhet se prona ishte baza e një operacioni “të sofistikuar” për të kultivuar më shumë se 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 95,000 £. Smith dhe Sebran u ngjitën përmes një shkalle dhe hynë nga dritarja e një banje në ndërtesë, duke u përballur fillimisht me 21-vjeçarin Renato Geci dhe më pas me vëllanë e tij, Vilson Geci.

Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, dhe me dyshen e hajdutëve, të cilët e spërkatën në fytyrë me atë që ai besonte se ishte acid, u tha në gjykatë. Prokurori Crispin Aylett tha para jurisë se më pas pasoi një luftë e dhunshme midis të rinjve, kur një nga autorit rrëmbeu nga kuzhina një thikë, ndërsa personi tjetër kishte një kaçavidë. “Renato u godit për vdekje me thikë, si dhe u godit me kaçavidë”, tha prokurori. “Sa i përket Vilsonit, ai u godit me thikë në kofshë dhe gjithashtu mori një numër të konsiderueshëm lëndimesh të tjera, megjithëse shumica prej tyre ishin mjaft sipërfaqësore”.

Të pandehurit kanë ikur nga dritarja dhe kanë rënë në tokë. “Në të njëjtën kohë, ata burra nuk po vepronin në interes të publikut. Në vend të kësaj, ata shkuan për të bërë para”, shtoi prokurori. Pas arrestimit të tij, Smith pranoi se do të vidhte drogën dhe pretendoi se ishte sulmuar. Sebran i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij. Megjithatë, përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit dhe përkonin me emrat dhe ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.

Anëtarët e jurisë iu tha se të dy burrat janë deklaruar fajtorë për vjedhje, por thanë se besonin se ambientet ishin të pabanuara në atë kohë. Juria diskutoi për gati 25 orë për të shpallur Smith dhe Sebran fajtorë për vrasje dhe plagosje me dashje me një shumicë prej 11 me një. Dy burrat britanikë u dërguan në paraburgim për t’u dënuar të enjten.

Image