Vorë/ Burri godet gruan me sëpatë

Një krim në familje ka ndodhur këtë të Hënë në Vorë, ku një i moshuar ka goditur bashkëshorten me sëpatë në kokë. Kjo e fundit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve paraprake, 72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke, ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe.

Sigal

Gruaja raportohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.