Vodhi 13 milionë lekë në një pulari në Fier, përfundon keq “aventura” për 22-vjeçarin

438
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një shume prej 13 milionë lekësh të vjetra në një pulari. Burime zyrtare raportojnë për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Elidjon Baçja, banues në lagjen “Liri” Fier.
Ka qenë pikërisht shtetasi A.D, 52 vjeç, që ka bërë një kallëzim në polici, se gjatë natës në biznesin privat (pulari) në fshatin Radostinë të Fierit, një person i pa njohur ka hyrë në zyrat e tij dhe i ka vjedhur një shumë prej 13 milion lekë të vjetra.

Fill pas raportimit të ngjarjes, policia nisi hetimet dhe arrestoi të dyshuarin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Sigal