Vodhën një motoçikletë dhe një banesë, e pësojnë 4 të miturit në Kuçovë

65
Sigal

Katër të mitur kanë përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohen për vjedhje. Ngjarja ndodhi në fshatin Drizë të Kuçovës.

“Vodhën gjatë natës, një motoçikletë dhe një biçikletë, në 3 banesa në fshatin Drizë, Policia identifikon 4 autorët, të cilët për shkak se janë të moshave 14 dhe 15 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë.

Menjëherë pas publikimit të një video-je, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqeshin 4 shtetas, të cilët gjatë natës, hynin në banesa për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë organizuan punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të këtyre shtetasve.

Si rezultat, u identifikuan 4 shtetasit që shfaqeshin në video, të moshave 14 dhe 15 vjeç, dhe ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave.

Të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në 3 banesa aktualisht të pabanuara, në fshatin Drizë, ku kanë vjedhur 1 motoçikletë dhe 1 biçikletë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.