Vlorë/ Sekuestrohen 67 kg kanabis, arrestohet 33-vjeçari Erion Mandi

559
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Tranzit” duke sekuestruar 67 kg Cannabis-sativa, ndërsa ka vënë në pranga një 33-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mandi, 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë. Operacioni i bluve të Vlorës është organizuar menjëherë pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vendin e quajtur “Çezma e Thatë”, është ndaluar një automjet brenda të cilit u gjet edhe sasisa e drogës. 

Mësohet se kanabisi i ndarë në 5 thasë ishte fshehur në shasinë e automjetit, tip “Ford-Kamionçinë”, me targë AA 037 LV. 33-vjeçari Mandi, sipas bluve po e transportonte drogën në qytetin e Vlorës. Ndërkaq Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Sigal