Vlorë, sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike, pranga 2 poseduesve

437
Policia e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar gjatë një operacioni 25.53 kg lëndë narkotike “çokollatë”, ndërkohë që ka arrestuar dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda narkotike u bllokua në fshatin Qeparo Fushë, në afërsi të fabrikës së vajit, gjatë një operacioni antidrogë, që ishte rezultat i një procesi hetimor një mujor në bashkëpunim me prokurorinë.
Sipas policisë, dy të rinjtë, Alsid Cani, 25 vjeç nga Gjirokastra dhe Fatjon Rexho, 29 vjeç, nga Saranda, u arrestuan në flagrancë në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me një grup tjetër, pjesëtarët e të cilit janë në ndjekje nga policia.
Mësohet se, nga veprimet hetimore, u identifikuan si bashkëpunëtorë Florenc Proko, 34 vjeç, banues në fshatin Valare (Gjirokastër) dhe E.Cuni, 35 vjeç, banor i qytetit të Delvinës, të cilët u shpallën në kërkim. 
Sigal