Vlorë, plagoset me armë ndërtuesi pranë Skelës, i dyti atentat

481
Sigal

VLORE– Një biznesmen ndërtimi nga Vlora është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku Arben Veliko po ndërton një pallat. 47-vjeçari i plagosur është dërguar në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Veliko është qëlluar me dy plumba, një në këmbë dhe një në bark. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Veliko ka pasur një tjeter tentative atentati ne 2010. Biznesmeni Arben Veliko ka ndërtuar disa pallate në Vlorë, ndërsa është aksioner në tre kompani në “Albania&Grecce Beton”, “Pro Metal”, “Agri Sh.p.k”.