Vlorë, pësoi arrest kardiak në det, ndërron jetë pushuesi serb

27
Sigal

Ndërron jetë një pushues serb në Vlorë. Sipas policisë, 54-vjeçari ka ndërruar jetë sapo është futur në ujë në zonën e “Uji i Ftohtë”, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një arrest kardiak.

Njoftimi i policisë:

Në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.