Vlorë, makina merr flakë në ecje, nuk ka të lënduar

465
Një automjet ka marrë flakë sot në mesditë ndërsa ishte në ecje në bulevardin e qytetit të Vlorës. Sipas burimeve, mësohet se drejtuesi i makinës, i quajtur Arben Koka, nuk ka pësuar dëmtime. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të brërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se automjeti ka pësuar një defekt teknik, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal