Sigal

Një 40-vjeçar lihet i vdekur në derën e spitalit të Vlorës.

Personi është i moshës, rreth 40 vjeç, dhe është i identifikuar si Flamur Velaj.

Nga dëshmitë e para, mësohet se ai ka qenë duke punuar, kur, dyshohet e ka rënë nga skela dhe ka gjetur vdekjen.

Një version i tillë, bëhet i ditur nga bashkëshortja e viktimës.

Dyshohet, se 40-vjeçarin e kanë lënë në derën e spitalit, kolegët e tij.

Nga ana e Policisë kanë nisur verifikimet, pjesë e të cilave janë edhe kamerat e sigurisë së spitalit.