Vlorë, e zë muri poshtë, humb jetën një vajzë 8-vjeçare

472
Një vajzë 8-vjeçare humbi jetën pasi u kap nga një mur i dëmtuar, i cili u rrëzua. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

Sipas policisë, fëmija kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe si pasojë i sollën vdekjen. Sipas familjarëve të vajzës 8-vjeçare muri, i cili ndante dy banesa u dëmtua gjatë ditëve që vendi u përfshi nga përmbytjet.
Sigal