Vlorë, asgjësohen mbi 14 mijë bimë kanabis sativa

512
Policia e Vlorës ka asgjësuar 8 parcela me rreth 14.400 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Beshisht dhe Roms, të cilat ishin të kultivuara në tokë dhe kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Sigal