Vlorë/ Asgjësohen 8 parcela me 500 bimë narkotike

422
Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi pasditen e së enjtes 8 parcela me 500 bimë narkotike, ndërkohë që po punon për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë lidhje me kultivimin e tyre.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, parcelat me bimë narkotike kanabis sativa u zbuluan gjatë aksioneve në fshatrat Velçë dhe Treblovë, respektivisht 50 km dhe 25 km në juglindje dhe lindje të qytetit të Vlorës.
Pjesë e procedurave të këtyre veprimeve të policisë, ishte edhe asgjësimi përmes djegies i bimëve narkotike, që kishin arritur një lartësi deri në 150 cm.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë lidhje me kultivimin.
Kanabis ne Vlore.Foto H.Koci (2)Ky aksion pason atë të mëngjesit të sotëm kur në fshatin Gumenicë u zbuluan dhe asgjësuan 185 bimë narkotike kanabis sativa.
Ndërkohë, gjatë dy muajve të fundit, policia lokale ka asgjësuar të paktën 25 mijë bimë kanabisi, si dhe ka kapur apo shpallur në kërkim më shumë se 12 persona.
Sigal